Fermeri nga Rahoveci shembull suksesi, pa asnjë grant komunal angazhon 20 punëtorë sezonalë

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku, ka vizituar sot një fermer të suksesshëm të komunës së Rahovecit. Ai sot ka qëndruar te fermeri Zijadin Klemendi në fshatin Fortesë.

Zijadin Kelmendi, siç shpjegon Drejtoria e Bujqësisë, ka 12 hektarë tokë, ku kultivon perime e drithëra. Ai për t’i kryer punët bujqësore, zakonisht mban në marrëdhënie pune tre punëtorë, ndërkaq gjatë sezonit të punëve intensive punëson edhe rreth 20 të tjerë.

”Në këtë ditë vikendi drejtori i DBPZHR-së Berat Duraku ka shfrytëzuar rastin të vizitojë fermerin nga Fortesa i cili është kultivues mjaftë i mirë i kulturës së perimtarisë si dhe drithërave. Zijajdin Kelmendi posedon 12 Ha tokë të punueshme, ku shumicën e kësaj e shfrytëzon për të kultivuar kulturën e Specit si dhe Shalqirit. Shumicën e këtyre kulturave ai i mbjellë me makineri si dhe me sistem pikë pikë. Që t’i kryej të gjitha këto shërbime agroteknike ai zakonishtë ka të angazhuar 3 punëtor, po ashtu edhe 20 të tjerë që zakonishtë punojnë në punë sezonale. Ai më tej thekson se duke u bazuar në kushtet klimatike, sivjet shpreson që të fitoj një rendiment mjaftë të mirë dhe të kënaqshëm për ti plotësuar kërkesat dhe nevojat e tyre”, thuhet në komunikatë.

Zijajdin Klemendi ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë përfitues i ndonjë granti komunal përveqë atij të pagesave direkte nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

Mirëpo, sipas kumtesës, drejtori Berat Duraku ka njoftuar fermerin në fjalë se sivjet Komuna e Rahovecit, përkatësishtë DBPZHR, ka hapur thirje për aplikimin e mekanizmave bujqësor, që mund të jetë mundësi e mirë për Kelmendin dhe fermerët të cilët janë kultivues në të gjitha sektorët e Bujqësisë. /RahoPress/

 

Reklama