Fermeri nga Rahoveci që prodhon mbi 100 mijë fidane të rrushit në vit

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku, dje ka vizituar fermerin rahovecas, Tasim Dulën, i cili merret me pordhimin e fidaneve të hardhisë së rrushit.

Drejtoria e Bujqësisë ka theksuar se Dula prodhon mbi 100 mijë fidane në vit dhe është i vetmi prodhues i fidaneve cilësore në Rahovec.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Bujqësisë:

Vizitë prodhuesit të fidaneve të hardhisë së rrushit…🍇🍇

Tasim Dula nga Komuna e Rahovecit është fermeri i vetëm i cili prodhon fidane cilësore të hardhisë së rrushit. Fermeri në fjalë tregon se për një vitë i prodhon mbi 100 mijë fidane.

Këtu përfshihen të gjitha llojet e fidaneve të rrushit duke i përfshirë ato të rrushit të tryezës dhe atë për përpunim (rrushi i verës).

Procesi i prodhimit të fidaneve zgjatë gjatë gjithë vitit, ku ai siguron fidane të çertifikuara si dhe më cilësore në treg.

Reklama