Fermeri Ekrem Duraku nis shitjen e fidaneve, me shumicë dhe pakicë

Fermeri nga Krusha e Madhe, Ekrem Duraku, tashmë ka nisur me shitjen e fidanëve me shumicë dhe pakicë.

Ai ka njoftuar në Facebook për këtë gjë.

“Klientë të nderuar, ju njoftojmë se kemi filluar me shitjen e fidanëve me shumicë dhe pakicë”, ka shkruar ai.

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku ka thënë se Duraku është prej fermerëve më të dalluar në Rahovec në sektorin e përgaditjes së fidaneve.

Ai ka thënë se 70% e qytetarëve të Rahovecit janë të ndikuar nga sektori i bujqësisë.

“Fermerët punëtor në komunën tonë janë të shumtë. Mbi 70% e popullit rahovecas direkt apo indirekt është i ndikuar nga sektori i bujqësisë! Në grupin e fermerëve të dalluar është edhe Ekrem Duraku i cili tani ka përgatitur fidane për fermerë!”, ka shkruar Duraku.

 

Reklama