Fermerët rahovecas trajnohen dhe shpërblehen me dhurata

Pas trajnimeve të kryera me IADK, femerët rahovecas janë shpërblyer me disa paisje që ua lehtësojnë punën në sektorin e pemëtarëisë.

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec, ka njoftuar se femerët e komunës janë shpërblyer për trajnimet e mbajtura.

Po ashtu, drejtoria ka falënderuar IADK-në për angazhimin në lidhje me avansimin e njohurive që i kanë përfituar femerët.

Njoftimi i plotë:

Fermerët e Komunës së Rahovecit shpërblehen nga IADK për trajnimet e mbajtura.

Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me IADK-në kan mbajtur trajnime për fermerët e Komunës së Rahovecit.Për të gjitha këto IADK sot ka shpërblyer fermerët e Komunës me disa paisje në mënyre që fermerët tan mund të kryejn shërbimet e ndryshme në sektorin e pemëtarisë. Ata kanë mbajtur gjithësej 10-të trajnime me ekspertë të ndryshëm për sektorin e Pemëtarisë.

Drejtoria e Bujqësisë falemenderon IADK-në për angazhimin e tyre në lidhje me avancimin si dhe njohurive të ndryshme që kanë përfituar fermerët e Komunës së Rahovecit!

Reklama