
Komuna e Rahovecit, sot ka shpërndarë mekanizëm bujqësor për fermerët e komunës.
Sipas njoftimit të Kryetarit Smajl Latifi, sot janë shpërndarë 10 makina mbjellëse të misrit, 20 motokultivatorë dhe 7 pllugje dykrahësh.
Njoftimi i Kryetarit Latifi:
BUJQËSIA JONË E RILINDUR – SHPËRNDAHEN 10 MAKINA MBJELLËSE TË MISRIT (PNEUMATIKE), 20 MOTOKULTIVATORË DHE 7 PLLUGJ DYKRAHËSH
Nga më të çmueshmet veprimtari, ku djersa lagë tokën e shndërrohet në pasuri, është puna e bujqve tanë për të cilët, sot shpërndamë:
🔸 10 (dhjetë) makina mbjellëse të misrit (pneumatike);
🔺 20 (njëzet) motokultivatorë;
🔸7 (shtatë) pllugj dykrahësh.
Që nga fillimi i mandatit tim, prioritet të veçantë i kam dhënë zhvillimit të bujqësisë dhe përkrahjes së bujqve e kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me shërbime, lehtësira, vizita e ndihmën e çdoditshme të bujqve nga institucionet e komunës së Rahovecit.