Fermerët nisin peticion kundër Pecit, paralajmërojnë protestë me traktorë

Fermerët e Kosovës kanë organizuar një peticion kundër formës së subvencionimit të grurit nga ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Faton Peci.

Organizatorë të peticionit i kanë thënë lajmi.net se forma se si janë vendosur kriteret për subvencionim, do të bëjë që 80 për qind e bujqve të mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do të fitojnë asgjë nga shteti.

Ata bënë të ditur se peticioni do të dërgohet të hënën në ministri, dhe në rast të mos-ndryshimit të vendimit, do të ketë protestë paqësore me mjete bujqësore.

“Për shkak të mospajtimeve me formën e subvencionimit të grurit. Jemi në të gjitha komunat e Kosovës duke paraqit peticionin. Të hënën e dërgojmë atë në Prishtinë. Peticionet veç janë duke u përgatitur dhe të hënën do t’i dorëzojmë në ministri. Në rast se nuk ndryshohet vendimi kemi me u përgatit për protestë paqësore  me mjete bujqësore në Prishtinë. Jemi të pakënaqur me kriteret: Na i ka bërë kontratat tek noteri, paramendoje ne me shku për një hektar tokë me ba kontratë tek noteri me pagu minimum 30 euro, a 75 euro është për hektarë”, thotë për lajmi.net njëri nga organizatorët.

“Gjithashtu na e kanë imponuar të kemi 6 tonë në pikë grumbulluese. Në këtë formë, mbi 80 për qind e fermerëve kanë me e hum btë drejtën e aplikimit nuk kanë me fitu kurgjo në bazë të kritereve që i kanë vendos”, thotë tutje ai.

Fermerët paralajmërojnë se nëse ministri Peci nuk reflekton ndaj kërkesave të tyre, afër 100 mjete bujqësore do të përdoren për një protestë paqësore në Prishtinë.

Reklama