Faza e pestë, shpërndahen dhjetëra mekanizma bujqësorë për bujqit rahovecas

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se sot, Komuna e Rahovecit, respektivisht drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë shpërndarjen e fazës së 5-të të mekanizmave bujqësorë.

Ai ka theksuar se në këtë fillimvit, nga kjo fazë e shpërndarjes, 53 fermerë kanë përfituar mekanizma bujqësorë, të cilët përfshijnë: 53 pajisje, 10 freza me gjatësi 3 metër, 6 freza me gjatësi 1.8 metër, 5 freza me gjatësi 1.6 metër dhe32 mulqere të hardhive.

“Gjatë fazës tjetër të shpërndarjes, e cila pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt, do të shpërndahen motokultivatorë. Bujqësia ishte dhe mbetet prioritet i yni, si një ndër sektorët kryesor të cilët kontribuojnë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj përkrahja e fermerëve është e një rëndësie të veçantë”, ka shtuar tutje ai.

Në fund kryetari Latifi ka uruar përfituesit e këtyre mjeteve.

Reklama