Faza e katërt, Komuna e Rahovecit vazhdon shpërndarjen e mekanizmit bujqësor

Komuna e Rahovecit shpërndanë për fermer 74 kultivator, 6 shperndarese plehu, 6 sperkatese 500 L, 5 plugje dy krahesh.

Sot, komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria për Bujsëqi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka bërë shpërnfdarjen e mekanizmit bujqësor për fermer përfitues. Në ceremoninë e shpërndarjës i pranishëm ishte, Fatmir Iska nënkryetar i komunës së Rahovecit dhe Berat Duraku, drejtor i DPZHR-së.

Nënkryetari i komunës, Fatmir Iska tha se sot jemi këtui që të bëjmë shpërndarjen e 74 kultivator, 6 shperndarese plehu, 6 sperkatese 500 L dhe 5 plugje dy krahesh dhe se ne si institucione do t’ju ndihmojmë në vazhdimësi me mekanizma bujqësorë të gjithë fermerëve të komunës.

Ndërsa, drejtori Berat Duraku, u shpreh se duke u bazuar në kërkesat që ne, në vazhdimësi i marrim nga tereni nga fermert gjatë takimeve që i kemi kemi ardhur në përfundim se ka nevoj që komuna të shpërndja mekanizma bujqësor. Siç edhe e dini kjo nuk është hera e parë që po shpërndahen mekanizëm bujqësore , pasi që kjo ëshët faza e katert për këtë vit dhe sigurisht që nuk do të jetë edhe e fundit, pasi që ne kemi planifikuar që në vazhdimësi ti mbështesim fermerët.
Kurse fermerët përfitues, e kanë falenderuar komunën për kujdesin e treguar duke thënë se vërtetë janë të knaqur me ndihmën që po marrinnga komuna përmes drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.


Reklama