Faqja në përkrahje të LDK’së fyen Saranda Bogujevcin dhe keqinterpreton një fotografi të saj me Daciqin

Faqja në përkrahje të LDK’së fyen Saranda Bogujevcin dhe keqinterpreton një fotografi të saj me Daciqin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është ofenduar nga një faqe që mbështet Lidhjen Demokratike të Kosoëës, pikërisht një ditë pasi që Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj tha “jemi lodhë me këso gjanash”, në emisionin Pressing në T7 teksa ishte duke folur për të pagjeturit.

Në postimin e faqes “LDK për Kosovën” është publikuar një fotografi e deputetes Bogujevci me Ivica Daçiqin gjatë një ekspozite në Beograd në vitin 2013.

Në mbishkrimin e kësaj foto ku deputetja Bogujevci i tregon për krimet që ka kryer ushtria serbe Daçiqit, simpatizantët e kanë quajtur Bogujevcin “turp i secilit të zhdukur”.

“Saranda, dje desh i gurgullove sytë kundër deputetëve të LDK-së, zv. kryeministrit Driton Selmanaj dhe shefit të grupit Arben Gashi! Saranda, je turpi i secilit të zhdukur, vrarë e dhunuar sepse ti për një grusht vota desh e “vrave” secilin deputet të LDK-së”, thuhet në postimin e kësaj faqe.

Reklama