Faqja e fshatit Dejnë në Facebook: Avdullah Hoti s’na erdhi asnjëherë, “as në dekë, as në dasëm”

Faqja e fshatit Dejn ka lëshuar një reagim ndaj deputetit dhe zyrtarit të lartë të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili vjen nga Rahoveci.

Faqja ka thënë se Hoti nuk e ka vizutuar asnjëherë fshatin Dejn për dy vjet rresht. “As  në vdekë, as në dasëm”, ka shkruar faqja.

Reagimi i plotë:

DEPUTI I LDK NË ANADRINI QË NUK E VIZITOJ DEJNIN AS NË VDEK AS NË DASËM PËR DY VJETË RRESHT

Kur merr për bazë që është edhe kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec, është e papranueshme që Avdullah Hoti, Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës mos të vizitoj Dejnin, këtë fshat që njihet për ngjarje të shumta humanitare e kulturore dhe që i përket trevës së deputetit.

Kujtome se mendimin ndryshe edhe Avdullah Hoti njëjt siç veproje në PDK Idriz Vehapi nuk e duruan dhe Dejnin e lanë pa antar në kryesit qëndrore në degën e LDK-së dhe PDK-së duke mos u besuar vazhdiminsin me mandat të ri të antarëve në kryesi Ramadan Krasniqit dhe Xhafer Bytyqit në këto dy subjekte politike.

LDK në Dejnë në dy parë zgjedhjet e fundit ka pasur rritje të madhe të votave.

Dritarja Sociale “Fshati Dejne” mbetet medium i paanshem politik dhe lajmet politike për Dejnë i transmeton me objektivitet pavarsisht bindjeve përsonale politike të administratorëve apo dëshirave të politikanëve lokal.

Reklama