Facebooku shpjegon problemin prapa rënies masive të hënën

Rënia masive që rrëzoi Facebookun dhe shërbimet tjera të kompanisë (Instagramin, WhatsAppin, Oculusin, Messengerin), dhe rrjetin e brendshëm të vetë kompanisë nisi nga një mirëmbajtje rutinë të hënën.

Sipas zëvendëspresidentit të Infrastrukturës në Facebook, Santosh Janardhan, një komandë e lëshuar pa dashje gjatë mirëmbajtjes shkaktoi një fikje të bazës e cila i lidh të gjitha qendrat e të dhënave të Facebookut në të gjithë botën.

Kjo në vetvete është vështirë e kuptueshme, por arsyeja përse njerëzit nuk kanë mundur ta përdornin Facebookun është se rrugët e dërgimit të informatave tek serverët u zhdukën papritmas.

Sipas Janardhanit, ky problem ishte çështje dytësore pasi serverët e Facebookut humbën lidhjen me bazën dhe u ndalën së dërguari informatat që ndihmojnë çdo kompjuter në botë të gjejë në internet serverët e kompanisë.

Problemi ishte edhe më i thellë pasi lidhja e internetit ra dhe dështimi i serverëve e pamundësia e inxhinerëve për ta rregulluar zgjati rreth 6 orë – rënien më të madhe në histori të rrjetit social.

Sipas një njoftimi nga Facebooku, inxhinerët patën telashe edhe fizike për t’iu qasur sigurisë së sistemit në pajisjet kyçe. Sapo që “aktivizuan protokollet e sigurisë”, ata ishin në gjendje të kthenin bazën online dhe të kthenin ngadalë shërbimet. Vonesat Facebooku i ka shpjeguar edhe me kërkesën e madhe që ka nevojë për energji rikthimi i bazës online.

Reklama