Evropa goditet nga vala ekstreme e nxehtësisë, potencial për thyrje rekordesh

Evropa perëndimore ka filluar të përfshihet nga nxehtësia ekstreme që nga sot ku temperaturat kanë kulmuar në Spanjë dhe Francën jugore. E ashtuquajtura “penda spanjolle” masë ajrore ekstreme e nxehtë me origjinë nga Afrika Veriore do të përfshijë përsëri Kontinentin evropian me potencial për thyerjen e rekordeve në disa rajone.

Nxehtësia më ekstreme pritet në Spanjë, Francë, Gjermaninë perëndimore, shtetet e Beneluksit, Britaninë e Madhe (jug dhe juglindje), pastaj në fundjavë nxehtësia ekstreme në formë pak më të dobësuar do të përfshijë Suedinë, Norvegjinë dhe Islandë n.

Nga e premta në drejtim të Britanisë së Madhe dhe Francës do të depërtojnë masa të freskëta ajrore nga Oqeani Atlantik dhe kjo do të shënojë fundin e valës së fuqishme tropikale në këto dy shtete, ndërsa ajri i nxehtë do të shkojë në drejtim të Evropës Veriore.

Edhe shtetet tjera evropiane do të preken nga i nxehti afrikan , mirëpo rajonet që i përmendem do të jenë të rrezikuara nga nxehtësia esktreme. /Meteoballkan

Reklama