Është nënshkruar marrëveshja e koalicionit, Kurti e Mustafa në çdo moment para mediave

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar  marrëveshjen për koalicion qeverisës.

Merret vesh se nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë liderët e dy subjekteve politike, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Detajet e marrëveshjes së nënshkruar pritet të bëhen publike rreth orës 09:30 nga liderët e dy subjekteve politike, shkruan Telegrafi.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se Vetëvendosje do të mbajë konferencë për medie në orën 09:30, në hollin e Kuvendit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ajo duhet të  marrë miratimin e organeve vendimarrëse të dy partive. Vetëvendosje dhe LDK do të mbledhin organet e partive, këshillat e përgjithshëm që ta aprovojnë marrëveshjen.

Më 3 shkurt, në seancën plenare të thirrur nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, pritet të votohet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, të udhëhequr nga LVV-ja dhe LDK-ja.

Reklama