Erhan Morina emërohet drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Rahovecit

Erhan Morina do të jetë drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Rahovecit. Me vendim të kryetarit Smajl Latifi, Morina ka njoftuar se detyrën e ka pranuar nga 1 janari i këtij viti.

Ai ka thënë se ndjehet i privilegjuar dhe se besimin e dhënë nga kryetari Latifi, do ta kthejë me angazhim e punë të mira për komunën e Rahovecit.

Morina ka shkruar:

Të dashur qytetar, familjar, shokë dhe miq, kam nderin të ju informoj se me vendim të Kryetarit Smajl Latifi, nga dt: 01.01.2022 jam i emëruar Drejtor në Drejtorinë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, në komunën e Rahovecit. Ndihem i privilegjuar për këtë besim. Zotohem që këtë besim të ja kthej Kryetarit, me angazhim dhe punë të mira në shërbim të secilit qytetar!

Reklama