“Pritje madhështore – Latifi, Duraku, Iska, Kleqka e Morina te Lagjja e Trimave

Kryetari Smajl Latifi bashkë me kandidatët për deputetë Berat Duraku, Fatmir Iska, Bjondina Kleqka e Mahmut Morina, kanë mbajtur sot një tubim me banorët e Lagjes së Trimave.

Nga ky tubim, Latifi ka thënë se ka mbetur i mahnitur me mikpritjen e banorëve.

“Gjithëherë i mahnitur me mikpritjen në Lagjen e Trimave të Rahovecit! Këta njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, do të vazhdojnë të përkrahen edhe më shumë nga komuna jonë dhe nga shteti, përmes rritjes së buxhetit për investime publike dhe me përkrahje konkrete që ndikon në rritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve tanë. Kudo në Rahovec po ndjehet fryma e fitores! Faleminderit shumë trima! Na priftë e mbara”, ka shkruar Latifi.

Ndërkaq, kandidati për deputet Duraku ka thënë se platfomra e AAK-së po bëhet më shpredhënësja dhe më e preferuar nga të rinjtë e të rejat.

“Faleminderit Rahovec

Entuziazëm i fitores

Në Lagjen e Trimave, bashkë me Kryetarin Latifi e deputetët e ardhshëm Iska, Kleqka e Morina, u pritëm ngrohtësisht dhe pamë entuziazmin për fitoren e 14 shkurtit. AAK, me programin e vet ekonomik dhe me vizionin e qartë politik me Ramush Haradinajn President, është bërë zgjedhja më shpresdhënëse dhe me prefeuar në mesin e të rinjve dhe të rejave që Kosovën duan ta shohin si storie suksesi. #81”, ka shkruar Duraku.

Ndërkaq, kandidati Iska ka thënë se përkrahja për Aleancën po vazhdon të rritet.

“Përkrahja për Aleancën po vazhdon të rritet. Programi i saj po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve, për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.  Rahoveci qëndron fuqishëm përkrah vlerave që përfaqëson Aleanca! Faleminderit për pritjen Lagjja e Trimave!”, ka shkruar ai.

Klekqa, kandidatja tjetër për deputete, ka thënë se Lagjja e Trimave është më e bashkuar se kurrë.

“Lagjia e Trimave më të bashkuar se kurrë!  Ditën e sotme e përmbylla me takimin në Lagjen e Trimave në Rahovec ku nuk mungoi mikpritja e tyre e ngrohtë.  Faleminderit trima!! Secila votë e juaja ka rëndësi. 🤝”, ka shkruar ajo.

E kandidati Mahmut Morina ka thënë se në Lagjen e Trimave u pritën në mënyrë madhështore, duke thënë se me 14 shkurt AAK do të korrë fitoren.

“Lagjja e Trimave në Rahovec, me një mikëpritje madhështore na bëri me dije që jemi së bashku më shumë se kurrë dhe të gjithë së bashku do të korrim fitoren tonë të madhe më 14 shkurt. Të bashkuar dhe aleatë të përhershëm për Aleancën tonë të madhe!”, ka shkruar ai.

 

Reklama