Eliminohet nga gara Fatmir Sejdiu, nuk i siguron votat për kandidat për kryetar të LDK-së

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa e ka eliminuar nga gara Fatmir Sejdiun, të cilit s’ia ka aprovuar kërkesën që të hiqen nënshkrimet për të qenë pjesë e garës për Shef partie. Sejdiu kishte kërkuar që mos të ketë 50+1 për qind të nënshkrimeve për t’u bërë pjesë e garës.

Sejdiu ka mbetur i vetmi pretendet për shef të Partisë derisa kandidati konsunsual është Isa Mustafa.

Zgjedhjet në LDK po mbahen në prag të zgjedhjeve nacionale. Në garë është vetëm Isa Mustafa, i cili kishte dhënë shenja se mund të tërhiqet nga gara për Kryetar partie por më vonë vendosi të jetë si kandidat konsensual.

Isa Mustafa prej se ka marrë udhëheqjen e LDK’së ka shënuar vetëm humbje. E ka humbur edhe garën për Kryetar të Komunës.

Reklama