Eksperti i komunikacionit tregon si të kujdesemi për veturat gjatë dimrit

Eksperti i trafikut rrugor, Nol Dedaj, thotë se balta në rrugë është element që shkakton incidente në kohë dimri.

Kjo sipas tij pasiqë rrugët në Kosovë nuk a kanë një brez rrugorë të mbrojtur prej arave, prandaj mund të ndoten nga traktorët dhe mund të ndodhin aksidente komunikacioni.

“Pastaj janë edhe fletat në rrugë, të cilat i quajmë faktor incidenti përshkak se paraqiten në mënyrë të befasishme dhe drejtuesi i automjetit nuk është i përgatitur për masat preventive”, u shpreh Dedaj.

Tutje ai shpjegon se mirëmbajtja e rrugëve është e vetmja formë për t’i shmangur aksidentet faji i këtyre faktorëve, megjithëse sipas tij ajo nuk mund të jetë e përhershme.

“Vetëm duhet me qenë mirëmbajtja e rregullt dhe duhet me qenë ma intensive, sidomos në rrugët nacionale, më intensive në mënyrë që me ju shmangë këtyre aksidenteve. Përndryshe nga shiu i parë që bie mandej e vështirëson rrugën si për baltën edhe për fletët.”

Dedaj thotë se në sezonin e dimrit drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin gomat dimërore dhe t’i kenë me vete edhe zingjirët, megjithëse Kosova sipas tij nuk e ka një teren kodrinoro-malorë.

Reklama