Ekspertë të Bashkimit Evropianë të enjtën në Rahovec!

Ditën e enjte të datës 25 prill të gjithë fermerë të komunës së Rahovecit janë të ftuar në takim me ekspertë të Bashkimit Evropian dhe institucioneve të Kosovës.

Aty do të diskutohet për format se si mund t’i qasemi tregut të vendeve të Bashkimit Evropian me prodhimet vendore!

Kjo është një ngjarje e rëndësishme për të shikuar mundësitë e rritjes së eksportit të prodhimeve tona drejt BE-së, andaj ftohen të gjithë fermerët që të mos e humbisni këtë mundësi të bashkëbisedimit për sektorin më të rëndësishëm të komunës sonë.

Ngjarja fillon nga ora 10:30, në Shtëpinë e Verës në bërnjakë, i pranishëm në këtë ngjarje është edhe i pari i komunës së Rahovecit./RahovecPost/

Reklama