Ekrem Duraku nga Krusha, shembull për kultivimin e perimeve

Kultivimi i bimëve perimore në ambiente të mbrojtura siguron qëndrueshmëri të lartë të bimëve dhe njëkohësisht siguri në ushqim.

Ekrem Duraku nga Krusha e Madhe nuk është një fermerë i zakonshëm. Ai është njëri ndër fermerët më të mirë, i cili kultivon disa lloje të perimeve në ambiente të mbrojtura dhe ato të hapura.

Në sipërfaqen e mbrojtur prej 25 ari fermeri arrin që të merr rendiment mjaftë të mirë, si dhe ti plasojë ato në tregun vendor në atë kohë ku prodhimet e huaja pushtojnë tregun tonë.

Si përfitues i serës 5 ari nga Komuna e Rahovecit, ai ka arritur që këtë sipërfaqe ta rrisë në 25 ari dhe të krijojë një ekonomi familjare në të cilën ka arritur të sigurojë të ardhurat të mjaftueshme për të dhe familjen e tij. 

Reklama