Ekonomisti Shadan Rama anëtarësohet në AAK

Kryetari i degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi bashkë me anëtarin e Kryesisë, Rumir Zhuniqi e kanë pritur sot në parti Shadan Ramën, i cili njihet si ekonomist i suksesshëm.

Latifi ka thënë se vizioni i qartë i Aleancës është e vetmja ofertë e sigurt në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Vizioni i qartë politik i Aleancës, është e vetmja ofertë që e ka në qendër të vëmendjes dhe angazhimit shtetin e fortë, të sigurtë dhe ekonomikisht të zhvilluar, si garancë e dinjitetit qytetar. I nderuar të mirëpres sot në shtëpinë tonë politike, ekonomistin nga Rahoveci, z. Shadan Rama. Rahoveci po bëhet pjesë dhe aksionar i rëndësishëm në fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Mirëseerdhët, Shadan Rama! Faleminderit për besimin!”, ka shkruar Latifi.

 

Reklama