Edon Cana në triatlonën Ironman me logon e vreshtarëve në maicë

Ish-ambasadori i Kosovës në Hungari, Edon Cana, është duke marrë pjesë në garën e ngjarjes së njohur sportive “Ironman”, që po mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Cana në këtë event është veshur në mënyrë të veçantë, me logon e vreshtarëve të vendosur në fanelën e tij garuese.

Ironman është garë që teston qëndrueshmërinë në disiplina të përziera sportive – triatlonë, ku përfshihen 3.8km not, 180km çiklizëm dhe 42km vrap. /RP/

 

Reklama