Edhe sot priten reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.

Sipas IHMK’së, do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në viset malore pritet të bie edhe borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Reklama