RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Edhe sot nxehtë, sugjerohet kujdes nga ekspozimi në diell

    23/06/2019 - 09:06
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Do të kemi fuqizim të erërave jugore dhe jugperëndimore si pasojë e frontit të fuqishëm të ftohtë ajror që do të përfshijë rajonin ballkanik por jo Kosovën. Temperaturat maksimale do të sillen rreth 32-33 gradë celsius në nivel vendi. Pasdite vonë në disa rajone mund të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Në Shqipëri mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa vise malore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

    Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone priten rrebeshe të izoluara shiu.

    Të hënën fronti do të na përfshijë edhe ne dhe do të kemi destabilizim të ri të motit. Priten zhvillime të vranësirave të cilat pasdite do të na sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.Vende-vende mund të ketë rrebeshe të fuqishme. Priten edhe ulje të lehta të temperaturave. Në bregdet dhe Shqipërinë perëndimore dhe jugperëndimore reshjet do të jenë shumë më të rralla dhe më të izoluara.

    Të martën në tërë rajonin mot me diell por edhe me zhvillim lokal të vranësirave të cilat vende-vende do të kushtëzojnë rrebeshe kryesisht të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të martën rrebeshe afatshkurtëra shiu me vetëtima dhe bubullimë priten edhe në jug dhe lokalisht edhe në perëndim të Shqipërisë.

    Nga e mërkura stabilizim gradual i motit por ende në disa rajone priten rrebeshe të izoluara shiu pasdite.

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.