Edhe sot me shi, vetëtima e bubullima

Sot në Kosovë posaqërisht paradite pritet të kemi mot mjaft jostabil dhe me reshje shiu. Edhe pasdite pritet mot i ndrueshëm me zhvillim lokal vranësirash dhe me rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri po ashtu sot priten reshje të reja atmosferike. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta lokale.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi pritet të kemi mot jostabil dhe me reshje shiu. Vende-vende do të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Moti jostabil dhe i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe të martën dhe të mërkurën me reshje të herëpashershme shiu dhe vende-vende me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e Enjta në Shqipëri pritet përmirësim i motit, kurse në Kosovë edhe pse do të ketë përmirësim, pasdite mund të ketë rrebeshe lokale shiu.

Të premtën në tërë rajonin mot mjaft i nxehtë dhe me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksuar./Meteoballkan

Reklama