Edhe sot e nesër me shi, nga e diela stabilizohet moti

Masat e ftohta ajrore Arktike kanë qenë jashtëzakonisht aktive dhe prezente në rajonin tonë gjatë këtij muaji pranveror. Këto masa të ftohta kanë filluar të dobësohen, megijithatë ende mbeten aktive në një formë më të dobësuar.

Gjatë dy ditëve të ardhshme priten ulje të temperaturave në rajon dhe ashtu siç po e shohim edhe vranësira dhe reshje shiu. Reshjet e shiut do të pushojnë nesër në Kosovë, ndërsa do të vazhdojnë në jug të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore herë pas here.

Një valë e reshjesh shiu priten të shtunën në pjesën jugore të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore, ndërsa pak në Kosovë, kryesisht në jug dhe juglindje të Kosovës. Cikloni do të largohet gradualisht të shtunën duke u zëvendësuar me masa ajrore pak më stabile anticiklonike.

Si pasojë të dielën na pret mot stabil, i këndshëm dhe i ngrohtë, me temperatura maksimale nga 16 deri 18 në Kosovë dhe 20 në rajon. Në këtë mënyrë kemi “aktivizim” të masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika veriore.

Sidoqoftë, edhe pse do të kemi rritjen e temperaturave gjatë javës tjetër nuk pritet stabilizim afatsgjatë i motit sepse ciklone të reja nga Mesdheu depërtojnë në rajon duke krijuar kushte dhe mundësi për vranësira dhe riga lokale shiu. Ajo çfarë është më e rëndësishme kemi rritje të temperaturave, ndërsa shirat lokal dhe të herëpashershëm do të jenë të mirëseardhura. /Meteoballkan

Reklama