Edhe në Rahovec u organizua Dita Olimpike me fëmijët e pavarësisë

Sikur në të gjithë Kosovën, edhe në komunën e Rahvovecit është organizuar Dita Olimpike 2019 me fëmijët që kanë lindur në vitin 2008, në vitin e shpalljes së pavarësisë.

Për këtë aktivitet ka njoftuar drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, Bjondina Kleçka.

Njoftimi i saj i plotë:

Dita Olimpike 2019 është organizuar edhe në komunën e Rahovecit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorinë për Arsim dhe bashkëpunëtorë të tjerë! 🏃🏻‍♀️🏃🏻‍♂️🏃🏻‍♀️🏃🏻‍♂️🏃🏻‍♀️

Dita olimpike është organizuar me të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2008, pra ne vitin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰

Reklama