E tmerrshme, polici special tërheqë me veturë kolegun e tij që e ndali për kontrollë – Video

Polici, Bashkim Ahmeti, dyshohet se ka tërhequr zvarrë me veturën e tij të tipit “Golg IV” në distancën prej 30 metrave, njërin prej dy kolegevë të tij të Njësisë Speciale (NJSI).

Situata është tensionuar aq shumë për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik, saqë në një moment Ahmeti ua ka nxjerrë armën policëve specialë Fehmi Shahini dhe Lumbardh Pestisha, raporton Sinjali.

Policët specialë ia kanë thyer xhamin e veturës Ahmetit në tentim për t’ia marrë armën.

Kjo e ka nervozuar Ahmetin, i cili e ka tërhequr zvarrë me veturë një nga kolegët e tij.

Reklama