E rëndë, shkon në 3 numri i të vdekurve nga aksidenti në rrugën Fortesë-Rahovec

Ka shkuar në tre numri i të vdekurve nga aksidenti fatal që ka ndodhur në rrugën Fortesë-Rahovec, afër “Stone Castle”.

Më herët, RahoPress raportoi se nga ky aksident kanë mbetur 2 të vdekur dhe 4 të lënduar.
Mirëpo, nga informacionet më të reja, kuptohet se shifra e të vdekurve ka shkuar në 3, si dhe 3 të tjerë mbesin të lënduar rëndë.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë në Rahovec, raportohet për 2 të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë

RahoPress ka arritur që të sigurojë pamjet e para nga vendngjarja, ku shihet që njëra prej veturave është e shkatërruar tërësisht sa që është i vështirë edhe identifikimi i saj.

RahoPress do t’ju mbajë të informuar për të rejat tjera.

Reklama