E rëndë: Gjendet trup i pajetë në Rahovec, dyshohet për vrasje

Në fshatin Çifllak të Rahovecit në orët e hershme të mëngjesit është gjetur një trup i pajetë.

Këtë e konfirmoi Yllka Shehu, zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, e cila tha se ky trup është gjetur në oborrin e një shtëpie.

“Me të marrë informatën nga Policia, Prokurori menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes”.

“Trupi është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet se është vrasje”

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Shehu për klankosova.tv.

Reklama