E papritur, zbrazet arena ”Mizaher Isma” në gjysmë të lojës

Pas tensioneve që ndodhën pas pjesëlojës së parë në palestrën ”Mizaher Isma” gjersa zhvillohej ndeshja e katërt finale ndërmjet KB Rahoveci dhe Z Mobile Prishtina, referët kanë vendosur që pjesa tjetër e ndeshjes të zhvillohet pa publik.

Tashmë ka nisur të zbrazet arena ‘Mizaher Isma”.

E gjithë kjo erdhi pas zënkave ndërmjet basketbollistëve dhe hudhjeve të gjësendeve nga tifozët në fushën e lojës.

Pas zbrasjes së palestrës, ndeshja pritet të zhvillohet normalisht. /RahoPress/

Reklama