E mohon Konjufca reduktimin e stafit në ambasada, dikush po publikon lajme të rrejshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka njoftuar se nuk ka llogari as personale as zyrtare në Twitter.

Konjufca ka shkruar nga llogaria e tij zyrtare në Facebook, ku ka bërë thirrje që askush të mos bie pre e profileve të rrejshme.

“Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj se unë nuk kam llogari në twitter, as personale dhe as zyrtare. I lus mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat hapen me qëllime të panjohura”, ka shkruar Konjufca.