E gjeti të dehur në kafiteri, gruaja shqiptare rrah burrin në sy të shokëve – Video

Një video e pazakontë është publikuar nga JOQ Albania.

Në video shihet një grua duke goditur me shpullë një burrë, në ambientet e brendshme të një lokali.

Qytetari që e ka dërguar shprehet se gruaja ka gjetur të dehur burrin e saj në lokal.

Pasi mësoi që ai ishte “tapë”, gruaja nisi ta godasë disa herë me shpulla në fytyrë.

Ndonëse në lokal burri ndodhej me të njohurit e tij, kjo gjë s’e ka ndalur gruan që ta “zhdëpë në dru”.

Siç shihet dhe në video, burri nuk ka bërë asnjë reagim, ndërsa disa nga personat e pranishëm në lokal kanë nisur të qeshin nga skena e pazakontë.

Videoja është filmuar në një lokal në qytetin e Burrelit.

Reklama