E enjta në komunë, Latifi priti shumë qytetarë në zyrën e tij

Edhe sot, sikurse çdo të enjtë të javëve të tjera, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në zyrën e tij qytetarë të ndryshëm të komunës, të cilët shkojnë te ai për të parashtruar kërkesa e brenga me çështje që i shqetësojnë ata.

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Komunës, ka njoftuar se takime të ngjashme me qyteatrë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Komunikata e plotë e ZIMP:

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi takon qytetarët

Zakonisht, çdo të enjte Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi pret në takim një numër të madh të qytetarëve nga Komuna e Rahovecit, të cilët i shprehin kërkesat e tyre.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi ka shpreh vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të përmbushur kërkesat që kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Rahovecit.

Takimet e ngjashme me qytetarë vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Reklama