Dy të vdekur e 562 raste të reja me COVID-19 të martën

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 5.272 testime, 562 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 78 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.765.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2.271 persona.

Reklama