Dy të vdekur e 2,707 raste pozitive sot në Kosovë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të martën në Kosovë, derisa nga 11.144 testime, 2.707 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 161.726.

Raste aktive janë 21.668.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 186.396 raste pozitive me koronavirus, 3.002 të vdekur dhe 161.726 pacientë të shëruar.