Dy familje kosovare rrahen me mbikëqyrësin e çadrave në Velipojë – Video

Një ngjarje e hidhur ka ndodhur dje në plazhin e Velipojës. Mbikëqyrësi i njërit prej çadrave u përlesh fizikisht me dy familje nga Kosova.

Dëshmitarët kanë treguar për Indeksonline se nervozizmi i ‘kaubojit’ nga Shqipëria erdhi rreth pagesës.

“Ai deshi që ne t’ia paguajmë dy herë çadrat. Kjo është padrejtësi e madhe dhe ne s’e lejuam me ndodhë një gjë e tillë”, ka treguar njëri prej tyre.

Më tutje, ai tregon se sjellje të mirë me kosovarët nuk kishin edhe forcat e rendit.

“Përpos që u rrah me neve burrat, ky person qoi dorë edhe mbi një plakë 70 vjeçare. Turp turp, policia mas gjysmë ore kanë ardhë ne ven qe te arrestohen vendasit ata i arrestuan kosovarët. Bile edhe policia qon dorë mbi kosovaret”, u shpreh T.V.

Reklama