
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës.
Ai ka thënë se rrugët janë të hapura nga bora dhe qendrat e votimit janë të ngrohta.

Duraku ka thënë se vullneti bëhet veprim politik vetëm përmes zgjedhjeve.
Duraku shkruan:
Të dashur qytetarë,
Unë votova, e kreva detyrën time qytetare. Ndonëse mot i vërtetë dimëror, qendrat e votimit janë të ngrohta e rrugët drejt tyre janë pastruar. Zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të bërë ndryshime. Vota është akti i vetëm kur vullneti ynë bëhet veprim politik, prandaj ta shfrytëzojmë të bëhemi pjesë e asaj që do të ndodh në 4 vitet e ardhshme.
Uroj proces të shëndoshë elektoral dhe pa probleme.
