
Kandidati për deputet Berat Duraku, ka vizituar një sipërmarrës të ri të Komunës së Rahovecit.
Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë “Epoplast Bottle Hiuse”, Pushkin Mushla, i cili ka lënë punën në bankë për të hapur këtë biznes.

Duraku ka thënë se do të jetë gjithmonë në krah të biznesmenëve të rinjë e ambiciozë.
Duraku shkruan:
Pushkin Mushla është njëri nga sipërmarrësit e suksesshëm në Rahovec, i cili me biznesin e tij për prodhimin e shisheve të plastikës “Epoplast Bottle House” është bërë inspirim edhe për të rinjtë e tjerë rahovecas, që idetë e tyre biznesore t’i provojnë në praktikë. Shishet që tani i prodhon kompania e Mushlës janë shumë të nevojshme në Rahovec, si për ruajtjen e qumështit dhe nënprodukteve të tij, ashtu edhe për verën e rakinë që prodhohen në komunën tonë.
Me Pushkinin vite më parë kemi punuar së bashku në bankë. Unë lashë bankën për të shërbyer në komunë e tani Pushkini ka lënë bankën për të punuar në biznesin e tij. Meqë jam në politikë dhe synoj të bëhem pjesë e Kuvendit të Kosovës, shpreh vullnetin dhe dëshirën e madhe që të përkrah bizneset e reja drejt suksesit, siç është ky i Pushkinit. Do të jem në shërbim të secilit që ka ide inovative biznesore.
#FORCAEKOSOVËS
#81
