Duraku viziton “Apetiti”-n: Do të jem gjithmonë afër bizneseve që ngritën mbi gërmadhat e luftës

Berat Duraku, kandidati për deputet nga lista e AAK-së, ka vizituar fabrikën për përpunimin dhe konservimin e perimeve “Apetiti” në Krushë të Madhe.

Duraku ka folur për themeluesen e kësaj kompanie Myvedete Hoti, dhe për djalin e saj Kujtimin, të cilët e kanë humbur kryefamiljarin e tyre në luftën e fundit.

Kandidati për deputet dhe drejtori i Bujqësisë ka thënë se do t’u rri gjithmonë afër bizneseve si “Apetiti”.

Duraku shkruan:

E njoh që nga paslufta. Kujtimi është vetëm njëri prej djemve të Krushës së Madhe që mbeti pa prind nga lufta që mori më të dashurit tanë.  Por, ai nuk i është dorëzuar pikëllimit e dëshpërimit, ka lëvizur përpara.

Me nënën e tij Myvedeten kanë ngritur fabrikën për përpunimin dhe konservimin e perimeve “Apetiti” dhe janë bërë shembull i punës së palodhshme në Krushë dhe në të gjithë Kosovën.

Do t’u rri afër gjithmonë bizneseve që gjenerojnë vende pune, sidomos atyre bizneseve që u ngritën mbi gërmadhat që la gjenocidi i të ’90-ave.

#FORCAEKOSOVËS

#81

Reklama