Duraku te Gratë e Krushës: Do të jem gjithmonë në mbështetje të tyre

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me dy kandidatët tjerë, Fatmir Iska e Bjondina Kleqka, kanë qëndruar sot për një vizitë në ndërmarrjen “KB Krusha”.

Durake nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se për të është emocion i veçantë që të jetë në këto ambiente, marrë për bazë historinë e ngritjes së dnërmarrjes, si dhe për faktin që edhe ai kishte qenë punëtor i ndërmarrjes për një kohë.

Ai ka thënë se do të jetë gjithmonë në mbështetje të këtyre grave, pavarësisht se ku do të jetë duke punuar.

Duraku shkruan:

Gjithmonë është një ndjenjë e veçantë të gjendesh në ambientet e “KB Krusha”, për shkak të historisë së ngritjes së kësaj ndërmarrjeje, por edhe për arsye se edhe vet kam qenë punëtor i saj për një kohë. Kam kujtimet më të mirat dhe i mbaj me vete edhe sot.

Zonja Fahrije Hoti me të gjitha gratë tjera, janë bërë inspirim për të gjitha gratë e Kosovës me vullnetin e tyre të çeliktë, e pasi që filmi “Zgjoi” që është i bazuar në jetën e Fahrijes, fitoi tri çmime të rëndësishme kinematografike në Amerikë, gratë krushjane u bënë inspirim për gratë kudo në botë.

Gratë e “KB Krusha” do ta kenë gjithmonë mbështetjen time, si në Komunën e Rahvoecit e po ashtu edhe në Kuvendin e Kosovës pas 14 shkurtit.

Reklama