Duraku te Familja Hajda: Nder i madh të jesh mysafir i kësaj ode

Kandidati për deputet, Berat Duraku, bashkë me kryetarin Smajl Latifi e kandidatët e tjerë për deputetë Fatmir Iska, Bjondina Kleqka dhe Mahmut Morina, kanë qenë sot mysafir të Familjes Hajda.

Duraku, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se është nderi i madh të jesh mysafir i odës së Hajdajve.

Ai ka vlerësuar lartë heroin Xhelal Hajda e dëshmorin Sadedin Hajda, duke thënë se nuk duhet shkelur ëndrrat e idealet e tyre.

Duraku shkruan:

Nuk ka nder më të madh se të jesh mysafir në odën e Fahredin Hajdës, te familja e madhe që kombit ia fali hero Xhelal Hajdën e dëshmor Sadedin Hajden. Saherë që hy në këtë oborr e në këtë odë, aq më shumë e dua kombin e popullin tim. Xhelal e Sadedin Hajda do të mbeten përjetësisht prej yjeve më të shndritshëm në qiellin e heronjve e dëshmorëve që u shkrinë për lirinë tonë.

Është obligim i ynë që ëndrrat e amanetet e heronjve t’i bëjmë vepra e vendime politike!

Nuk guxojmë e as nuk do të punojmë asnjëherë kundër idealeve të tyre!

Lavdi e nderim i përjetshëm!

Reklama