Duraku te “Beha-N”: Nga Kuvendi duhet ta ngrisim zërin për bizneset tradicionale

Kandidati për deputet, Berat Duraku ka vizituar sot biznesin e Familjes Hasku “Beha-N” në Rahovec.

Duraku, ka thënë se biznese të tilla janë të rëndësishme edhe për ekonominë, por edhe për historinë dhe kulturën e Rahovecit.

Ai ka thënë se nëse bëhet deputet do të angazhohet që t’i përkrah nevojat e tyre nga Kuvendi i Kosovës.

Duraku shkruan:

Bizneset tradicionale që përcillen ndër breza, janë shumë të vlefshme për ekonominë, por edhe për kulturën dhe historinë tonë. “Beha-N” në Rahovec, biznes i Familjes Hasku që merret me prodhimin e fuqive të drurit për verë e raki, është një prej sipërmarrjeve më të vjetra në qytet. Gjenerata e tretë e familjes Hasku vazhdon angazhimin në këtë zeje edhe sot.

Bizneset e vogla dhe familjare janë ato që e bëjnë më vibrante e më të gjallë ekonominë lokale të Rahovecit, por edhe ia shtojnë estetikën dhe i japin dimension historik. Mbështetja institucionale është tejet e nevojshme, prandaj para drejtuesve të këtij biznesi u zotova që angazhimi im në Kuvendin e Kosovës do të lidhet drejtpërdrejt me krijimin e lehtësirave që bizneset e këtij lloji t’i mbijetojnë ambientit të sotshëm afarist.

#81

Reklama