
Drejtori i Bujqësisë dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Berat Duraku, ka mbajtur sot një takim me peshkatarët e Shoqatës së Peshkatarëve Sportiv “AMUR”, me të cilët ka biseduar për gjendjen e peshkatarisë në Rahovec dhe për nevojën që të ndalet degradimi i lumit Drini i Bardhë.
Duraku, i cili edhe vet është praktikues i peshkatarisë, ka thënës e ky sport është tejet i rëndësishëm si aktivitet rekreativ, por edhe aktivitet ekonomike.

Ai ka premtuar që do të kujdeset që, ky sport të mbrohet në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe lumenjve.
Njoftimi i plotë i Durakut:
Zotimi për Peshkatarinë dhe lumenjtë e pastër e të pasur
Sot pata një takim të këndshëm me pjesëtarët e Shoqatës së Peshkatarëve Sportiv “AMUR” të Rahovecit. Si pasionant dhe praktikues i peshkatarisë që jam edhe vet, me peshkatarët e “AMUR”-it folëm për rëndësinë që ka sporti i peshkatarisë për aktivitete rekreative e relaksuese, si dhe për efektet ekonomike që mund të vijnë me zhvillimin e tij.
Shqetësues mbetet degradimi i vazhdueshëm i natyrës dhe i lumenjve në veçanti, si dhe rreziku ekzistencial ndaj faunës sonë shumë të pasur dikur. Para peshkatarëve rahovecas paraqita synimet e mija që ta ndalim degradimin e Lumit të Bardhë dhe në këtë mënyrë ta ruajmë edhe peshkun në këtë lum, që është i variacioneve të ndryshme. Qeverisja e jonë komunale në krye me Smajl Latifin është në përpjekje e sipër që ta ndal këtë degradim, por natyrisht për ta ndalur plotësisht nevojitet edhe ndihma e institucioneve qendrore.
Meqë mbrojtja e mjedisit ndërlidhet me mbrojtjen e shumë veprimtarive, unë u zotova para peshkatarëve të “AMUR”-it se bashkë me kolegët e ardhshëm deputetë, Fatmir Iska, Bjondina Kleqka, si dhe Mahmut Morina, do të shtyjmë fuqishëm agjendën për mbrojtjen e lumenjve, florës e faunës sonë.
#FORCAESHTETIT
#81
