Duraku takon fermerët e Malësisë së Vogël: Kërkesat dhe nevojat e tyre, zëri im në Kuvendin e Kosovës

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Berat Duraku, sot ka takuar disa prej fermerëve të Malësisë së Vogël.

Sipas një njoftimi në Facebook, Duraku me ta ka biseduar për nevojat që kanë ata. Duke premtuar që nga Kuvendi i Kosovës do të jetë në shërbim të kërkesave  të tyre, Duraku ka thënë kërkesat e tyre do të bëhen zëri i tij në Kuvendin e Kosovës.

“Sot isha në Malësi të Vogël për t’i takuar disa prej fermerëve të këtij fshati. Gjatë punës sime në Drejtorinë e Bujqësisë, kemi pasur takime të shpeshta dhe kemi krijuar së bashku politikat e drejtorisë, në mënyrë që sektori i bujqësisë, si më i rëndësishmi në komunën tonë, të zhvillohet edhe më shumë. Sukseset janë evidente, përkundër nevojave të mëdha që kanë ende fermerët e kësaj ane. Para këtyre njerëzve punëtorë e të vyeshëm, u zotova që nevojat dhe kërkesat e tyre do të bëhen zëri im në Kuvendin e Kosovës pas 14 shkurtit”, ka shkruar ai.

Numri i Durakut në listën e AAK-së, është 81.

 

Reklama