Duraku takon drejtorin e Bujqësisë nga Deçani: Në Rahovec e Deçan, AAK ka mbështetje të madhe

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku, ka takuar sot drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, me të cilin tha se kanë folur për sektorin e bujqësisë në dy komunat, si dhe për procesin zgjedhor të 14 shkurtit.

Duraku, nëpërmjet një njoftimi ka thënë se me Stojkajn kanë folur për mundësinë e bashkëpunimit më të ngushë në sektorin e bujqësisë, por edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sipas të cilëve, ka mbështetje të madhe në Rahovec e Deçan.

Njoftimi i plotë:

Sot, zhvillova një takim pune me drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Deçanit, z. Rifat Stojkaj, me të cilin folëm për situatën e sektorit të bujqësisë në komunat tona. Duke qenë se AAK i ka dhënë gjithmonë prioritet bujqësisë, dhe se mes dy komunave ka një traditë bashkëpunimi, me Drejtorin Stojkaj folëm për mundësinë e një bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen, që përfshinë shkëmbimin e përvojave në menaxhimin dhe kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Me Drejtorin Stojkajn folëm edhe për procesin zgjedhor, që përmbyllet me 14 shkurt. Erdhëm në përfundim se, si në Rahovec, ashtu edhe në Deçan, gjendja në terren flet për një mbështetje të madhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, për kandidaturën e Haradinajt për president, si dhe për listën e kandidatëve të AAK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

#FORCAEKOSOVËS

#81

Reklama