Duraku takon blegtorët rahovecas: Angazhimin për ju e vazhdoj nga Kuvendi i Kosovës

Drejtori i Bujqësisë dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Berat Duraku, ka takuar sot disa blegtorë nga Komuna e Rahovecit, me të cilët ka folur për projektet e realizuara dhe ato që do të realizohen në të ardhmen me atë në krye të Drejtorisë së Bujqësisë dhe në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Duraku ka thënë se e ka kërkuar mbështetje e tyre në garën zgjedhore për Kuvendin e Kosovës. Ai u ka premtuar blegtorëve rahovecas se bashkë me kandidatët tjerë për deputetë, Fatmir Iska, Bjondina Kleqa dhe Mahmut Morina, do të angazhohet që të përmirësojë kushtet e tyre të punës.

Njoftimi i plotë:

Sot takova disa blegtorë rahovecas, me të cilët biseduam për kushtet e përgjithshme – për ato që janë bërë nga institucionet dhe ato që duhet të bëhen – në mënyrë që ky sektor, të zhvillohet dhe t’i kontribuojë edhe më shumë ekonomisë sonë lokale. Përmenda para tyre disa prej punëve që i ka shtyrë drejtoria e Bujqësisë dhe Komuna e Rahovecit në krye me Kryetarin Smajl Latifi në vitin që shkoi. Për herë të parë në komunën tonë:

– Është shpërndarë mekanizëm bujqësor për blegtorët: makina mjelëse, freza, shpërndarëse  plehu etj

– Janë ngritur stalla të vogla

– Janë shpërndarë laktofrizë, si dhe

– Është duke vazhduar vaksinimi i bagëtive të imta, të trasha dhe qenve shtëpiak

Po ashtu u tregova që për vitin 2021, kemi planifikuar që:

– Të shpërndajmë pajisje të reja për këtë sektor

– Të japim subvencione për mbarsim të lopëve përmes veterinarëve të licencuar, si dhe

– Të subvencionojmë fermat e lopëve për majmëri (është sektori i vetëm i pambështetur)

E kërkova mbështetjen e tyre në këtë takim, dhe u zotova që në Kuvendin e Kosovës, bashkë me deputetët e ardhshëm nga Rahoveci – Fatmir Iskën, Bjondina Kleqkën e Mahmut Morinën, do të angazhohemi që aktiviteti i tyre të rritet dhe të bëhet më i sigurt përmes mbështetjes institucionale. Blegtorët e komunës sonë kanë shumë nevoja dhe kërkesa. Unë jam i bindur që me ndihmën e institucioneve qendrore, mund të plotësohen shumica e tyre.

#FORCAESHTETIT

#81

Reklama