Duraku, takim me drejtorin e Bujqësisë në Prizren – kërkojnë forma bashkëpunimi

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku ka takuar sot drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Prizrenit, Agron Limanin.

Me Limanin, ka thënë Duraku, është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë në mënyrë që benefitet për bujqit e fermerët të jenë më të mëdha.

Duraku shkruan:

Bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Rahovecit, Afrim Dina, takuam sot drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Prizrenit, Agron Limani, me të cilin diskutuam për sektorin e bujqësisë dhe mundësitë që të bashkëpunojmë për përmirësim të kushteve dhe përkujdesjes institucionale kundrejt këtij sektori.

U dakorduam që të bëjmë përpjekje të përbashkëta për t’i koordinuar disa prej veprimeve tona në mënyrë që efekti i tyre të jetë pozitiv dhe të prodhojë rezultate të drejtpërdrejta për bujqit e fermerët. Jemi dy komuna fqinje me bujqësi të zhvilluar dhe me kushte të ngjashme gjeografike e klimatike, prandaj bashkëpunimi është i nevojshëm në mënyrë që benefitet të jenë sa më të mëdha.

Reklama