Duraku: Prodhimet bujqësore të Rahovecit, konkuruese në treg

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku vazhdon të vizitojë fermerët e shumtë të Rahovecit.

Dje ai ka vizituar një fermer, kultivues të pjeprit.

Duraku ka shprehur shpresën e tij që mundi i fermerëve të shpërblehet.

Njoftimi i plotë:

Në hapësirat e mbrojtura, cilësia dhe rendimenti nuk mungojnë asnjëherë…🍈🍈

Pas një pune të përkushtuar me rendimentin e fituar, prodhimet tona janë më konkurruese në tregun vendor, pavarësisht importit nga vendet tjera.

Sot, kemi vazhduar vizitat te fermerët prodhues, për të parë nga afër gjendjen e produkteve të gatshme dhe plasimin e tyre në treg.

Shpresojmë që mundi dhe djerësa e fermerëve tanë të shpërblehet në çdo formë!

Rahovec
06/07/2020