Duraku prezent gjatë qethjes së deleve në Zatriq, i shqetësuar që ky produkt nuk shitet më

Drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku, ka qëndruar dje në fermën e Ismet Kastratit nga fshati Zatriq, përderisa ai ka qethur delet e tij, proces që ndodh një herë në vit.

Duraku ka shprehur shqetësimin e tij që në ditët e sotme më nuk ka tregu për shitjen e këtij produkti, duke iu shkaktuar humbje të konsiderueshme bblegtorëve që kultivojnë bagëtitë e imëta.

Njoftimi i plotë i Durakut:

Qethja e deleve në fermën e Ismet Kastratit në fshatin Zatriq…🐑🐑

Ismet Kastrati nga fshati Zatriq i Komunës së Rahovecit është fermer blegtorë i cili kryesisht mirret me rritjen e bagëtive të imëta. Ai tani është duke bërë procesin e qethjes së deleve i cili zakonisht qethen një herë në vit, por ka vende ku qethen edhe më shumë se njëherë në vit. Pëmes kësaj qethje, deleve ju mundëson gjatësi më të madhe të fijes së leshit dhe në ndërkohë ky lesh është më i formuar dhe më i mirë për përpunim të mëtejmë.

Delet qethen në kohën më të përshtatshme për qethje, zakonisht në fund të pranverës dhe fillim të verës (fundi i muajit maj dhe fillimi i qershorit), kurse në vendet ku delet qethen dy herë në vit, qethja organizohet në pranverë dhe vjeshtë.

Në dy vitet e fundit, fatkeqësisht nuk ka treg për shitje të këtij produkti e që fermerëve iu grumbullohen stoqe dhe iu krijon humbje në këtë aktivitet biznesor!

Zatriq – Rahovec

22/03/2020