Duraku për vizitë te “Kosova Wine”: Shpresoj që nuk do të krijohen probleme në pranimin e rrushit

Dje drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku, ka vizituar kompaninë kosovare nga Rahvoeci për prodhimin e verës “Kosova Wine”, ku nga afër ka parë sfidat dhe problemet me të cilat përballen biznese si kjo kompani.

Duke pasur parasysh se sivjet, për shkak të pandemisë, është goditur edhe bujqësia, drejtori Duraku po shpreson që të mos krijohen probleme në pranimin e rendimenteve të rrushit, të cilat ndikojnë edhe në të ardhurat e vreshtarëve.

Ky është njoftimi i plotë i Drejtorisë së Bujqësisë:

Rahoveci nuk është vetëm qytet i bukur me plantacione të vreshtave, por edhe i prodhimit të veçantë të verës me shije të mirë. 🍇🍇

Kompania “Kosova Wine” tashmë është lidere e përpunimit të rrushit që vjen direkt nga toka jonë e pasur, me vreshta të variateteve të ndryshme.🍷💫

Për të parë procesin e pranimit të rrushit, sot drejtori i DBPZHR-së Z. Berat Duraku së bashku me drejtorin e DEZHT-së Z. Artan Asllani, kanë vizituar kompaninë “Kosova Wine” ku janë njoftuar me problemet e kompanisë të cilat po përballen për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë. 👏

Shpresojmë që këtë vit të mos krijohen problemet e pranimit të rendimenteve të rrushit, të cilat do të ndikojnë në mënyrë direkte në të ardhurat e fermerëve të komunës sonë.

Reklama